Pas videove ironizuese të kryeministrit Edi Rama drejtuar rivalit të tij politik, Lulzim Basha, një tjetër nga radhët e socialistëve thumbon kryeopozitarin bashkë me demokratët.

Këtë herë ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që ka publikuar një videomontazh në Instagram, ku shihet Basha teksa luan volejboll, e përballë tij shfaqet Rama dhe vetë deputeti i PS-së, të cilët e mposhtin duke i shkaktuar edhe dëmtime të mëdha.