Një kompani hekurudhore zviceriane vendosi rekordin e ri për trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë.
Treni 1.9 km (1.2 milje), i cili përbëhet nga 100 vagonë, përfundoi një udhëtim spektakolar 25 km (15.5 milje) të shtunën në një nga shinat më spektakolare nëpër Alpe.
Rekordi i mëparshëm botëror u vendos në vitin 1991.
Në atë kohë, rrokulliseshin 70 vagonë të lidhur me një gjatësi prej 1732 metrash. Pas më shumë se 30 vitesh, ky rekord “u pluhuros”.
Rekordi i ri botëror nxorri në pah arritjet inxhinierike të Zvicrës, si dhe shënoi 175 vjetorin e hekurudhave zvicerane.





