Një tjetër video e publikuar nga Policia e Shtetit tregon momentin kur punonjësit e Rrugores ndalojnë një makinë pasi ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, dhe rezulton që shoferi të ishte një avokat. Duke ‘përfituar’ nga statusi i tij, avokati tenton t’i ‘mbushë’ mendjen policit që t’ia rikthejë lejen e drejtimit që i mori, pasi duhej të mjaftohej vetëm me gjobën që i vuri.
Por, efektivi nuk ndikohet nga fjalët e avokatit dhe ia pezullon patentën. Avokati revoltohet dhe nis ta kërcënojë policin duke i thënë që do të ngrejë një kallëzim penal, dhe “ta mbajë mend atë çfarë po i thotë”, por për çfarë motivi, këtë e di vetëm avokati.
Për më tepër, shihni videon më poshtë:
S.L.





