Hyrja e bashkisë Kamëz është përfshirë nga flakët.
Lajmin e ka dhënë ish-kryetari Xhelal Mziu, teksa ka postuar në Facebook, një video nga momentet kur flakët kanë pushtuar një pjesë të hyrjes.
Flakët kanë rënë pak më parë dhe pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.





