Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe mbarë vendin prej disa orësh, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve.

Problematike paraqitet situata në rrugën “Taulantia”, rrugën Rruga “Mars 91” ose rruga paralel me portin, zona e stadiumit te lagjja 18, rruga pranë shkollës “Qemal Mici” lagjja 16, Shkozet etj, zona këto që përfshihen nga përmbytjet sa herë ka reshje me intensitet të lartë.

Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës.

Situata ka shkaktuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve, në një orar kur të gjithë dalin për të shkuar në punë dhe shkollë.