Mesditën e sotme është shënuar një aksident në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë 5 automjete.
Nga aksidenti nuk ka të plagosur, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve që mendohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia dhe prania e lagështisë në rrugë. Njëra prej makinave siç shihet dhe në pamje, ka përfunduar jashtë rrugës, pranë serave.
Videoja u publikua në rrjetet sociale nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore.





