Një aksident me tre automjete është regjistruar në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosura J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, pasagjere në njërin prej automjeteve.

Të plagosurat po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.