Një grua është ngrënë nga një piton 6.7 metra i gjatë në Indonezi pasi shkoi në xhungël për të mbledhur myshqe nga pemët.

Jahrah, 54 vjeçe, u zhduk të premten në mbrëmje në pyll pranë shtëpisë së saj në provincën Jambi, në ishullin perëndimor të Sumatrës.

Daily Mail shkruan se vendasit dërguan grupe kërkimi dhe dy ditë më vonë gjetën një gjarpër të madh në një pyll me stomak të fryrë dhe kur e hapën, gjetën trupin e saj brenda.

Kreu i fshatit të Jarah, tha se pitoni dyshohet se e vrau atë duke e shtrënguar me trupin e  saj.

“Gruaja ka të ngjarë të ketë vdekur në një kalvar të mundimshëm që mund të ketë marrë rreth dy orë për t’u përfunduar,” shtoi Anto.

Pasi e mbyti, gjarpri e ka ngrënë gruan e cila u gjet brenda tij thuajse e patretur, bashkë me rrobat e saj, për shkak të një kohe më të gjatë që kërkon një sasi e tillë për t’u tretur.

Zyrtari tha: ‘Viktima nuk erdhi në shtëpi pasi i tha familjes së saj se po shkonte të mblidhte myshqe nga pemët. Familja e saj më pas raportoi për zhdukjen e saj tek autoritetet lokale dhe që atëherë nisi kërkimi.

“Banorët vranë gjarprin dhe ia prenë stomakun. Të gjithë u habitën. Doli se gruaja që po kërkonim ishte në stomakun e gjarprit,” tha ai.