Një debat i ashpër verbal ka pësuar një eskalim edhe më të madh, duke marrë dimensione të tjera, ndërsa po zhvillohej live në një emision.

Aktori Laert Vasili dhe sekretari i Omonias, Marin Suli, janë përplasur verbalisht gjatë një interviste televizive duke diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për çështjen e Fredi Belerit.

I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, sekretari i OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zërin”. Kaq ka mjaftuar që Vasili të ngrihet dhe t’i hedhë ujë nga shishja e tij Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.

DEBATI

Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë

Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.

Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia

Marin Suli: O laro pazari