Një jaht me 15 turistë është përplasur në shkëmbinj dhe më pas është fundosur. Siç raportohet 15 turistë të cilët ndodheshin në jaht po festonin fillimin e vitit 2025. Fatmirësisht ata janë shpëtuar të gjithë nga persona që ndodheshin afër.
Pamjet e publikuara tregojnë varkën luksoze duke u përplasur në një shkëmb të madh. Gjithashtu jahti shihet duke u lëkundur nga njëra anë në tjetrën ndërsa turistët hidhen në ujë për të shpëtuar. Një tjetër video e varkës pas përplasjes tregon se anija zhytet ngadalë në ujërat blu në La Quebrada, Acapulco.
Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se rrymat e forta e tërhoqën varkën drejt shkëmbinjve, gjë që e bëri atë përfundimisht të përplasej. Pasagjerët që u shpëtuan nga varka thuhet se mbetën të padëmtuar, por pësuan krizë nervore si pasojë e frikës së përplasjes së varkës.