Gjatë protestës së PD-së te parku i Liqenit Artificial, kryetari i PD-së dega nr. 5 në Tiranë, Ndriçim Babasi, dhe disa protestues janë ndaluar nga policia dhe ndodhen në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për median e quajti “rrëmbim” dhe ftoi qytetarët t’i bashkohen në protestën para drejtorisë së policisë ku është shoqëruar Babasi.

Siç shihet dhe nga pamjet, të gjithë punonjësit e policisë mbajnë mbi koka kapuça, për të mos u identifikuar.