*Kjo nuk është policia që duam!
Një qytetar ka denoncuar parkimin e gabuar të një makine luksoze dhe brenda pak kohësh vijnë dy policë për të marrë masat. Por ja që rezultoi se këta dy policë, nuk janë pikërisht ata “të policisë që duam”.
Në këtë video të publikuar nga “Jeta osh qef”, duken policët që bëjnë verifikime me anë të disa telefonatave, por nuk guxojnë ta gjobisin pronarin e makinës për të cilin aludohet në rrjete sociale që duhet të ketë para dhe me siguri pushtet.
“DurrësLajm” mësoi se pronari i Jaguar-it në video, në fakt është pronar i një firme ndërtimi. Bëhet fjalë për shtetasin R.Bano.
Ky person, pavarësisht që kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nuk u gjobit, pasi policët hipin në makinë dhe u larguan me stil. Por ata nuk dinin një detaj të rëndësishëm, që janë filmuar, dhe kjo video po bën xhiron e radhës në internet duke marrë kritika të shumta.