Faqja “Nisma Thurje” ka publikuar një video në “Facebook”, ku denoncon rastin e dy policëve rrugorë në kryeqytet që ofendojnë pa shkak dy qytetarë në makinë.
Sipas postimit, dy policët i bllokojnë rrugën shoferit në fjalë me një “Mercedes” ngjyrë gri me targa civile dhe dalin duke bërtitur e sharë se iu kishin zënë rrugën duke ecur ngadalë.
Në video, dëgjohen ofendimet që i bëjnë policët dy qytetarëve, ndërkohë që këta të fundit përpiqen t’i qetësojnë duke u sjellë në mënyrë korrekte.

“O b*****, të *i motrën, mos e bëj më atë gafë,” dëgjohet teksa shan njëri nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Po mirë o zotëri, të drejtë ke, por jo me kështu fjalësh”, thotë shoferi i mjetit.





