Skenat që shohim në rrugët e Tiranës, janë nga më të ndryshmet dhe më interesantet. Sidomos kur në histori përfshihen policë.
Në një video të publikuar nga “Jeta osh qef”, duken dy policë të rinj rrugorë në Bulevardin e Ri, duke dhënë ‘spektakël’ mbi një motor.
Dëshmitarët në skenë kanë treguar se devijimet e tyre kishin si qëllim t’iu tregonin dy policëve të tjerë që gjendeshin brenda makinës të policisë disa metra më tutje, se çfarë mund ishin të aftë të bënin mbi motor.
Ata thonë që kjo ishte hera e dytë që e kryenin këtë veprim, duke lënë të habitur edhe kalimtarët nga skena që dhuruan.





