Një 27-vjeçar është ndëshkuar me heqje patente, pasi Policia Rrugore e ka kapur teksa udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara brenda në qytetin e Tiranës.
Policia ka nxjerrë edhe videon e ndalimit dhe bën me dije se i riu me iniciale M.T. u kap me 108 km/orë në qendër të qytetit.
“Me 108 km/ore në qendër të qytetit është e papranueshme. Rrezik i madh për përdoruesit e rrugës.
M.T, 27 vjeç iu tërhoq Leja e Drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.
14 Leje Drejtimi të tërhequra brenda rrugëve të qytetit për shpejtësi që varionte nga 90 km/orë deri në 108 km/orë”, njofton policia.
Uniformat blu u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve:
“Ndiqni kulturën rrugore për të kursyer të ardhmen tënde.
Guidimi me shpejtësi tej normave të lejuara të shkakton adrenalinë, por në shumicën e rasteve të merr jetën”.





