Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa përjetime të papërsëritshme siç i quan ai, nga udhëtimet e kësaj vere.

Duke iu uruar shqiptarëve një fundjavë të mbarë, Meta ka treguar përmes një videoje të shkurtër, momentin e ngjitjes së Jezercës, majës më të lartë të Alpeve tona, të cilën presidenti e quan “E Bukura e Qiellit”.

"Me urimin për një fundjavë të mbarë po ndaj me ju disa përjetime të papërsëritshme duke u ngjitur tek "E Bukura e Qiellit" në Jezercë, në majën më të lartë të Alpeve tona!", shkruan Meta në Facebook.