Belind Këlliçi dhe Floida Kërpaci kanë sqaruar për mediat nga Kryeministria incidentin që ndodhi në Surrel, pranë shtëpisë së Ramës, ku kishin shkuar për të vendosur traun në shenjë proteste.

Floida u shpreh se gjatë kohës kur policia kishte shkuar për të shoqëruar disa të rinj, ajo u vetëofrua për t’u proceduar në vend të tyre.

"Ju morën kartat të rinjve dhe unë nuk mund të lejoja që të rinjtë të procedonin, shkova dhe u kërkova që të më merrnin mua. Jemi shumë mirë tani, jemi para Kryeminsitrisë. Protesta sapo ka nisur. Shqipëria i përket të rinjve. Ne do jemi bashkë me ta në çdo proteste," u shpreh Floida.

Ndërsa Këlliçi tha se kishte qenë prezent kur Florida u fut në furgonin e policisë.

"Ky është moment i rëndë sepse kur Floida u shoqërua nga policët mua më dhanë urdhër për ti ndjekur nga pas sepse do procedoheshim, sepse paskemi tubuar në mënyrë të paligjshëm. Mediat e pasqyruan në kohë reale dhe ra telefoni dhe shefi i policisë na la në Linzë dhe na njoftuan që do na thërrasin në komisariat. Fundi do t'i vijë nga të rinjtë. Mos të ikin të në azil politik por të ikë Edi Rama", tha Këlliçi.