Protestuesit e grumbulluar para Kuvendit, të cilët ishin pajisur me vezë, domate, miell, mandarina, patate, dhe tymuese blu, qëlluan ndaj policëve që ishin rreshtuar në një kordon sigurie para Kuvendit.
Por sulmit me vezë të protestuesve të Partisë Demokratike nuk i kanë shpëtuar as gazetarët, raporton “Shqiptarja.com”.
Disa prej protestuesve kanë qëlluar me vezë në drejtim të vendit ku ishin pozicionuar kameramanët dhe gazetarët e televizioneve që po ndiqnin protestën e opozitës.
Në këtë moment kanë ndërhyrë disa drejtues të strukturave rinore të FRPD-së, të cilët kanë larguar nga turma personat që qëlluan me vezë. Pas këtij incidenti, situata ka qenë e tensionuar për disa minuta.





