Policia e Nashville ka publikuar videon e momentit të sulmit nga ana e një vajze në një shkollë para se të qëllonte gjashtë persona, duke përfshirë tre 9-vjeçarë.

Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje pasi u përball me policinë në shkollën private të krishterë. 28-vjeçarja transgjinore jetonte në Nashville dhe ishte armatosur me dy armë të tipit sulmues dhe një pistoletë.

Hale hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve të saj përpara se të kryente vrasjet. Në video shihet se si 28-vjeçarja qëllon me armë në drejtim të dyerve dhe më pas futet në shkollë.