Rita Ora është bashkuar me yjet e muzikës ndërkombëtare Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B për të sjellë 'fuqinë e vajzave'.
Këngëtaret kanë publikuar këngën 'Girls', një britmë për të gjitha vajzat. Rita tha se kënga është frymëzuar nga vajza ikonë e “Lady Marmalade” e vitit 2001.
27-vjeçarja ka në plan që të sjellë edhe një video muzikore me tre bashkëpunëtoret e saj. Është hera e parë që dy këngëtaret shqiptare Rita dhe Bebe sjellin një bashkëpunim.
Pa dyshim që kjo këngë mbi fuqinë dhe forcën e femrave do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.





