Mijëra turistë skandinavë e të Europës Juglindore, kanë zbarkuar në bregdetin e Durrësit si destinacionin i pushimeve të verës. Gati 90% e hoteleve të zonës bregdetare janë prenotuar muaj më parë. Pothuajse pjesa dërrmuese e hoteleve të ngritura përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Malin e Robit janë të pronotuara nga pushuesit e huaj, të cilët kanë zbarkuar me anë të agjencive të ndryshme por edhe me pronotime familjare e personale. Përfaqësuesit dhe menaxherët e hoteleve pohojnë se këtë sezon veror ka pasur fluks të lartë të pushuesve të huaj, fluks i cili është në rritje nga viti në vit.
Pushuesit janë shumë të kënaqur me atë çka ofron bregdeti i Durrësit, por dhe krahas banjave të diellit, interes të veçantë kanë treguar edhe për vlerat historike e kulturore të qytetit tonë. Pushuesit nga Norvegjia thonë se po kalojnë pushime të këndshme në bregdetin e Durrësit. Ata e konsiderojnë Shqipërinë si një vend shumë të bukur, të qetë, të sigurt dhe me shërbim cilësor dhe çmime shumë të lira.
Krahas pushuesve të ardhur nga vendet e Europes lindore dhe Skandinavia, të shumtë janë edhe pushuesit nga Italia, të cilët e konsiderojnë Shqipërinë si një mundësi shumë e mirë për të kaluar pushimet. Ata thonë se janë të kënaqur dhe se do të kthehen sërish vitin tjetër.
Durrësi është frekuentuar masivisht edhe nga qindra-mijëra turistë të huaj këtë vit me anë të kroçerave. Ata konsiderohen pushues ditorë dhe janë shumë të interesuar të vizitojnë vlerat historiko-kulturore të qytetit dhe kryesisht objektet historike.
K.H.





