Ka shokuar mbarë opinion botëror, një video e hedhur në internet dhe e cila me anë të mediave po bënë xhiron e botës.
Në video shfaqet një vogëlushe që po këndonte një këngë për lirinë e Sirisë, ndërsa ishte rrethuar nga dhjetëra qytetarë të tjerë.
Papritur, pranë saj bie një bombë, bilanci tragjik, të vdekur dhe të plaguar gjithandej, por për fatin e saj të mirë vogëlushja u plagos rëndë dhe u transferua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën por me plagë të rënda.
Sipas aktivistëve, ngjarja ka ndodhu në muajin nëntor në qytetin Halepi, por ajo u publikua vetëm para pak ditësh.
Sipas aktivistëve video u publikua për shkak se sulme të tilla janë kthyer në një fenomen të përditshëm në Siri.





