Një fenomen shumë i rrallë, aq sa të lë gojëhapur është fiksuar në kamera dhe bërë viral së fundmi.
Tiktok-eri i famshëm Brodie Moss, ndërsa lundronte me kajak, ka mbetur i befasuar pasi ka pasur para syve një balenë, që qëndon në pozicion vertikal, me bishtin mbi ujë.
Balena rreth 40 ton dhe 17 metra e gjatë shihet pranë një këlyshi.
Ndërsa qëndron në një pozicion të ngrirë për shumë minuta, balena duket si e ngurtësuar.





