Një qytetar që i ishte fikur makina në zonën e Freskut është befasuar jo pak kur pa që në ndihmë i shkoi vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë inspektimit të rrugës së re “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut, kryebashkiaku Erion Veliaj konstatoi se një qytetar nuk po mundej dot të ndizte automjetin pasi i kishte rënë bateria.

Veliaj nxori kavot nga makina për të ndihmuar qytetarin që të rindizte mjetin e tij.

“Me një rrugë, i mbyllëm dy punë sot: Shtruam Rr. “Rexhep Bastari” te Fresku dhe ndihmuam Bledarin, se i kishte rënë bateria e makinës.”, shkruan Veliaj krahas videos.