Ndërsa Kuvendi miratoi në një situatë të tensionuar, pa votat e opozitës pr/ligjin për projektin e aeroportit të Vlorës por jo kandidaturat për KLGJ dhe KLP, deputetëve të PD-së duket se nuk iu mbarojnë fuqitë.

Në një video të siguruar për “BalkanWeb” shihet momenti kur të gjithë dalin nga salla e Kuvendit, por teksa parakalon kryeministri Edi Rama ata vijojnë të bërtiturat në kor: “Hajdut, kriminel”.

I pashqetësuar, kryeministri parakalon para tyre e shfaqet duke biseduar për pak minuta me deputetët Tom Doshi e Bashkim Fino. Interesi i gazetarëve për të marrë një prononcim nga Rama në një ditë të tensionuar si kjo ishte i madh, por ai ka preferuar të heshtë e të largohet.