Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Rama bën me dije përmes një postimi në Facebook, se Greqia njeh vulën apostile me Shqipërinë, çka do t'iu kurseje shqiptarëve miliona euro.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e vulës apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.





