Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, i ftuar në njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”.
“Agresioni rus i ka hapur sytë gjithë Botës për rrezikun që kanoset. Bashkimi Evropian është burimi më i jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit, dhe ne po bëjmë detyrat e shtëpisë”, shprehet Rama ndër të tjera.