Në seancën e sotme parlamentare pati fjalime me tone të ashpra, fjalor fyes e në shkeljet etike, një luftë nervash mes deputetëve me ‘hidh e prit’ fjalësh. Por krahas të debateve me tone të ashpra, nuk kanë munguar as situatat që kanë shkaktuar të qeshura në sallë.

Deputetë të opozitës, kanë shpërthyer në të qeshura teksa kryeministri Edi Rama mbante fjalën në parlament dhe nga vendi është çuar për të dalë jashtë, deputeti i PD-së Endri Hasa, siç duket në videon e publikuar nga BalkanWeb. 

Lëvizjet e tij, janë matur me sy nga kryeministri Edi Rama ndërsa punonjësit e gardës kanë nxituar të dalin para kryeministrit për të shmangur një tjetër ‘sulm’ ndaj kreut të qeverisë, ndoshta si ai i 20 dhjetorit, kur deputeti demokrat qëlloi me vezë kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit fliste nga foltorja e Kuvendit.