Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të vizitës së tij për çeljen e negociatave të Shqipërisë për BE.

Rama ka publikuar në Facebook një video ku kreu i qeverisë pritet nga kancelarja Merkel dhe më pas hyjnë së bashku në Kancelarinë Federale.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, shkruan Rama.