Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë policen Ina Nuka qe pësoi dëmtime të rënda në gishtat e dorës pasi i shpërtheu një kapsollë e hedhur nga protestuesit e Astirit e cila u kthye nga Turqia dy ditë më parë pas operacionit në dorë.
Kryeministri bëri me dije se qeveria, përmes një vendimi, do të alokojë një ndihmë financiare për efektiven Nuka për dëmtimin që pësoi në krye të detyrës.
Edi Rama: “Nga informacioni që mora unë, është bërë impianti dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve më optimiste”.
Ina Nuka: “Brenda 6 mujave më thanë do kesh ndjeshmërinë e gishtit kurse për të tjerat këtë javë do kem heqjen e penjve dhe pastaj do merrem me fizioterapi deri sa të merret komplet funksioni i dorës”.
Edi Rama: “Unë fola dhe me ministrin, do bëjmë dhe një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare por edhe morale, që të kesh mundësinë që të rekuperohesh qetësisht. Pastaj patjetër të riintegrohesh. Besoj që do fillosh pak nga pak edhe punën me një detyrë më të lehtë si fillim, pastaj të shikojmë”.





