Reperi më i ri i “On Records”, Read ka sulmuar Mozzik dhe Loredanën, në një intervistë për emisionin “Sevenbizz”.
Ai i ka quajtur mosmirënjohës ndërsa ka thënë se Mozzik edhe gruan e ka falë menaxherit të “On Records”.
“Ata janë mosmirënjohësa, ata janë shumë të këqij! Çfarë ka bërë Mehmet Elshani për ta, e mënyra sesi kanë ikur ata, është për të ardhur shumë keq! Gjithçka që ata sot kanë, e kanë falë ‘On Records-ave’. Edhe gruan e ka falë Metit, falë famës që ja ka dhënë Meti! Është diçka që dihet”, ka rrëfyer Read.





