Përmbyten rrugët e Durrësit. Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin paraditen e sotme kanë krijuar vështirësitë të shumta në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Zonat që përmbyten tradicionalisht në Durrës, nuk i kanë shpëtuar as kësaj here përsëritjes së këtij fenomeni që regjistrohet sa herë qyteti goditet nga stuhi shiu, që vijojnë me intensitet për disa orë.
Siç duket dhe në videot që “DurrësLajm” po publikon, në lagjen nr.18 dhe në lagjen nr.1, niveli i ujit është rritur ndjeshëm me disa centimetra.
Vështirësi të shumta kanë kaluar edhe këmbësorët apo biçiklistët në rrugët e qytetit bregdetar.
Disa akse janë kthyer në thuajse të pamundur për t’u përshkuar nga automjetet, për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugë dhe intensitetit të reshjeve që vijojnë ende.
Ndërkohë, punonjësit e UK Rajoni Durrës janë në terren në pikat më problematike dhe po punojnë për të kthyer në normalitet rrjetin e kanalizimeve.