Këngëtarja Rihanna injoroi publikisht ish-shoqen e saj modelen Naomi Campbell në një video virale nga Java e Modës në Nju Jork të shpërndarë në rrjetet sociale. Në videon, e cila u postua nga një fans në X, këngëtarja e “Umbrella” hyri në shfaqjen e Alaïa për të gjetur vendin e saj në rreshtin e parë.
Të gjithë sytë ishin tek ajo teksa mahniti me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale nga stilisti. Ajo shihet teksa përshëndet ish-kryeredaktorin e Vogue britanik, Edward Enninful përpara se të vazhdonte dhe të injoronte plotësisht Campbell – e cila gjithashtu ishte ulur në rreshtin e parë së bashku me stilistin Law Roach.
Supermodelja dukej se po shikonte Rihanna-n duke bërë hyrjen e saj madhështore, dhe në dukje ishte gati të përshëndetej me të. Megjithatë, fansat kanë teorizuar se miqësia e tyre mund të jetë shkatërruar kur Rihanna filloi të takohej me miliarderin Hassan Jameel në vitin 2017.
Një vit më parë, Campbell dhe Jameel kishin marrë pjesë në Festivalin Britanik Summer Time në Londër – megjithëse romanca e tyre nuk u konfirmua kurrë. Rihanna dhe Campbell nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram përpara se lidhja e të parës me Jameel të vihej në qendër të vëmendjes.
🗣️🗣️ Naomi Campbell and Rihanna really does h4te each other 😭 pic.twitter.com/MQdvKofJgE
— Cowboy Karlter 𐚁 (@Kk029922) September 7, 2024
Kur u pyet për dramën e mundshme gjatë paraqitjes së saj në tetor 2021 në “Watch What Happens Live”, aktorja e “Zoolander 2” u përpoq të shuante thashethemet për konflikt.