"Shirli Valentina" një komedi për gratë, burrat dhe jetën, rikthehet këtë fundjavë në teatrin "Aleksandër Moisiu" me të mrekullueshmen Olta Daku.

Regjisorja Driada Dervishi thotë se premiera ka ngjallur interes shumë të madh tek publiku i cili ka prerë biletat disa ditë më herët për shfaqjen.

"Shirli Valentina" sjell realitetin e sotëm të një gruaje e cila pasi i janë larguar fëmijët nga shtëpia gjendet duke folur me vete.

Pjesa është sjellë në shqip nga Artur Lena, skenë e kostume Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti, as/regjie Besmir Bitraku, foto nga Soela Zani, graphic design 'Studio Tartari'.

Ndjekim intervisten e regjisores Dervishi, e dhënë për "DurrësLajm".