Pas disa orësh përpjekje dhe ndërhyrjes së autoriteteve portuale, rimorkiatori që doli breg në zonën e Plazhit të Madh, po rikthehet në Portin e Durrësit.
Pamjet e siguruara nga DurrësLajm tregojnë rimorkiatorin e ngecur në breg, ndërsa mjeti tashmë është shkëputur dhe po lëviz drejt portit nën mbikëqyrje të plotë.
Mjeti lundrues doli jashtë kursit për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të larta që përfshinë gjirin, ndërsa ishte duke kryer manovra për t’u futur në radën e portit. Burime nga Kapitaneria e Portit bëjnë me dije se në bord ndodheshin dy anëtarë ekuipazhi, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.