Natyra e tij dhe qëndrimet kundër rrymës e sjellin shpesh në qendër të vëmendjes.
E nuk kishte sesi edhe sot, më 28 Nëntor, ku jemi mësuar gjithmonë të shohim urime dhe foto të flamurit nga njerëz të njohur dhe të thjeshtë, Robert Aliaj të mos ishte kundër rrymës!
Përmes një statusi në Instagram, ai i kujton shqiptarëve mos bëjnë patriotizma, por të mendojnë se çfarë mund të bëjnë ata vetë për të ndihmuar vendin të ecë përpara, teksa ka postuar një video të vajzës së tij, e cila në një prononcim për një radio në Bruksel ka folur për korrupsionin në Shqipëri.





