30 tetor 2015 – Roja i spitalit te qendra spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë ka rrahur një qytetar për shkak të biletës. Videoja është postuar te faqja “Jeta osh qef”, e cila e konsideron këtë si skandalin e radhës nga Ministria e “Shëndetësisë Falas”.
Ka qenë një tjetër qytetar që e ka filmuar këtë incident të regjistruar ditën e djeshme, i cili sqaron se personi në fjalë u rrah dhe u gjakos nga truproja pasi ishte habitur që duhej të paguante një biletë për të hyrë në spital.
Këto janë fjalët e qytetarit që ka filmuar ngjarjen:
“Pershendetje jeta osh qef, kjo situatë ndodhi sot në drekë në QSUT. Ai me furgon ishte me grua dhe fëmijë, për punën e biletës badigardi që ruan portën e rrahu, e bëri gjak, ai me bluzë me vija është badigardi, ai qëndron jashtë, kur kanë problemë puntorët ndërhyn ai. Por e gjakosi me gjithë grun atë çunin”.
/portali DurresLajm/





