Juventus ka mbërritur në Barcelonë për sfidën e fundit të fazes së grupeve në Champions League kundër Blaugranave.

Por të gjithë sytë kanë qenë mbi portugezin Cristiano Ronaldo, i cili është përshëndetur nga qindra tifoz që ishin mbledhur pranë hotelit të Juventusit.

Megjithëse masat për mbrojtje nga COVID-19 në Barcelonë janë mjaft të forta, qindra përkrahës ishin mbledhur për ta mirëpritur portugezin në Katalonjë.

Tifozët e mbledhur brohoritën thirrjen e famshme të Ronaldos: “Siuuuuuuuu”, e cila ndodh në stadiume gjithmonë kur shënon CR7-ta.

Duke qenë se të dy skuadrat janë kualifikuar tashmë në rundin e 16 më të mirëve, e gjithë vëmendja është në duelin Messi-Ronaldo.

Barcelona-Juventus luhet sot në ora 20:45., ndërsa ndeshja e parë u mbyll me fitoren 0-2 të blaugranave.