Një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një demonstrate fluturimi pranë Moskës, dhe si pasojë dy personat që ishin në bord u vranë gjatë rrëzimit.
Aeroplani Antonov An-2 po merrte pjesë në një ngjarje në zonën e Balashikas, rajon i Moskës i dedikuar për 70-vjetorin e krijimit të modelit të këtij avioni, kur ai shpërtheu në një zjarr të madh dhe më pas në tym të zi masiv.
Policia lokale thotë se dy pilotët u vranë në aksident, por askush tjetër nuk u dëmtua në terren. Sakaq, ka nisur një proces për hetimin e kësaj ngjarjeje.