Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur edhe Francën, me qytetin e Kanës që është përmbytur.

Siç shihet në video, rrugët janë kthyer në lumenj të furishëm.

Por, fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima, megjithëse videot e publikuara në internet tregojnë gjithashtu njerëz që po luftojnë me fatkeqësinë natyrore.

Në vitin 2015, si pasojë e një përmbytjeje, të paktën 19 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Në një intervistë për BFM TV, kryetari i Kanës, David Lisnard, njoftoi se do të kërkonte shpjegime nga autoritetet kombëtare.