Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, në banesën e të cilit u gjetën armë, municione luftarake dhe drogë.
Gjatë operacionit të koduar “Stoeger”, në pranga ra Imer Maskaj nga fshati Hysoverdhë. Uniformat blu kishin marrë informacione se në banesë ai mbante armë dhe lloje të ndryshme fishekësh.
U sekuestruan dy kallashnikovë, një armë gjahu, 121 fishekë luftarakë, 447 copë fishekë për pistoletë TT M-54, 12 copë fishekë për armë gjahu dhe 11.5 kilogramë kanabis.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.





