Të tjera përmbytje kanë goditur Spanjën, këtë herë Gironan. Rreth 30 makina në qytetin e Cadaqués janë mbuluar nga uji.
Një përrua ka dalë nga shtrati dhe ka “marrë përpara” makinat. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.
🔴#ATENCIÓN | ⛈️Intensas lluvias en Cadaqués #Girona provoca inundaciones, más de 30 vehículos fueron arrastrados por la fuerza del agua, no llegaron al mar, se quedaron atascados en Puente del Casino. #Bomberos de la localidad informan que no hay personas heridas ni atrapadas. pic.twitter.com/mAAjVc7SZm
— Zona Informativa 593 (@Zona_Info593) November 8, 2024
Këto skena përmbytjesh të reja vijnë një javë, pasi rajone të tëra në Spanjë u përmbytën dhe rreth 200 njerëz humbën jetën.
Fatkeqësia shkaktoi edhe zemërimin e banorëve të zonave të përmbytjeve, për faktin se nuk u lëshua emergjenca më herët. Qeveria e Spanjës miratoi një paketë lehtësimi prej 10.6 miliardë eurosh për 78 komunitete të prekura nga përmbytjet./BBC/