Një sfidë e rrezikshme dhe potencialisht fatale e përhapur në internet, ka bërë që të rinj të shumtë, kryesisht adoleshentë, të përtypin dhe të gëlltisin detergjent për larjen e rrobave.

E quajtur “Tide Pod Challenge”, kjo lojë sfidon adoleshentët të filmojnë veten duke ngrënë detergjent në formën e kapsulave. Ndonëse mund të duket si argëtim dhe lojë, sfida e rrjeteve sociale mund të çojë deri në vdekje, shkruan “Daily Mail”.

Detergjentët përmbajnë etanol, polimere dhe peroksid hidrogjeni që janë jashtëzakonisht toksike. Ata mund t'i sëmundje të rënda tek njerëzit nëse konsumohen. Çdo sasi e detergjentit që konsumohet mund të çojë në diarre dhe të vjella.

“Tide Pod Challenge” është bërë virale në internet dhe mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për njerëzit. Mjekët paralajmërojnë dhe po bëjnë apel të fortë që këta adoleshentë të mos marrin më pjesë.