Ky është ‘shatërvani’ më i ri në qytetin e Durrësit.

Ai është krijuar mëngjesin e sotëm te rrethrrotullimi në Plepa, si pasojë e çarjes së një tubacioni.

Presioni i ujit është aq i fortë teksa ngrihet në ajër, sa të krijon përshtypjen e një ‘shatërvani’ të vërtetë natyror.

Videoja është publikuar nga “JOQ” e cila e shoqëron me këtë nënshkrim: “Kur forca e ujit mposht Gjush betonin! Mirëmëngjes JOQ nga Durrësi, kush s’i ka larë sytë le të vijë t’i lajë se ka me bollëk”.