Në emisionin e djeshëm “Rruga Drejt”, ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, ky i fundit pati një përplasje verbale me drejtuesen e emisionit, Arta Tahiri.
Micev u shqetësua nga përdorimi i gjuhës shqipe në emision dhe nisi të ofendojë dhe të kërcënojë. Gazetarja Tahiri nuk pranon që të ndalohet e folura shqip në emision dhe i kërkon zotërisë që të largohet nëse nuk i pëlqen, duke i treguar edhe derën e studios.
I revoltuar dhe shumë ishqetësuar, Micev largohet dhe kërcënoi se do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni.