Nuk mungojnë rastet plot sherre nga ambientet e spitaleve në vendin tonë për shkaqe të ndryshme.
Dje në QSUT, tek urgjenca e Kardiologjisë, një qytetar u zu me një mjek, i cili sipas qytetarit, nuk i kishte dhënë të ëmës kujdesin e duhur. Si rrjedhojë, gjithçka përfundon në ofendime me "Kush je ti? Nga je ti? Se unë të … "
Nga debati i ashpër mes mjekut dhe qytetarit, dëgjohen fjalët e këtij të fundit që i drejtohet: “Ti s’je shijaks. Të jesh shijaks nuk bon ashtu. S’ke b… ti ore. Do të vij në Shijak pasdite or t..”
Sipas fjalëve që dëgjohen në video, lë të kuptohet që doktori është nga Shijaku dhe po merr kërcënime nga qytetari në fjalë. Video u publikua nga gazeta “Shëndeti”.





