Mbrëmjen e së enjtes u luajt ndeshja West Ham-Manchester United, që përfundoi në barazim pa gola dhe episodi më interesant i saj ishte në minutën e '86 kur Paul Pogba dhe Mark Noble nisën një sherr mes tyre pas një faulli.

Mesfushori veteran i West Ham humbi kontrollin pasi pësoi ndërhyrjen e gabuar dhe iu sul francezit, duke i futur gishtat në hundë dhe gojë kundërshtarit.

Pogba nuk i ktheu dorë në mënyrë që situata të mos rëndohej edhe më shumë.Në fund të ndeshjes, protagonistët e këtij sherri që u tall shumë në rrjet u përqafuan dhe qeshën me atë që ndodhi.