Ditët e fundit i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, duke shkaktuar përmbyetje në shumë qytete kryesore.
Ndërkohë në Durrës, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme në shëtitoren “Taulantia”.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme një pjesë e shëtitores është e mbuluar masivisht nga leshteriku duke e bërë të pakalueshme për qytetarët.
Gjithashtu edhe kabina e biletarisë te parkingu i madh që ndodhet në këtë shëtitore pas dy kullave, është shkatërruar nga era e fuqishme.





