Policia e Shtetit vijon të publikojë pamje të arrestimit në flagrancë të personave, të cilëve u kryhen kontrolle të befasishme përgjatë akseve rrugore trë ndryshme të vendit.

Personi që shihni në video, i shoqëruar edhe nga një vajzë në makinë, ndalohet nga uniformat blu, dhe në momentin që i kërkohet të kryejë testin e alkoolit, ai përpiqet të korruptojë efektivin për ta lënë të lirë.

Menjëherë pas testit dhe tentativës së tij për korrupsion, i vihen prangat.