Një urë në Vietnam është shembur nga tajfuni Yagi, ndërsa mësohet se 10 makina dhe dy skuter kanë pëfunduar në lumë, tha zv.kryeministri Ho Duc Phoc.
Të paktën tre persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa 13 të tjerë janë të zhdukur pas shembjes së urës Phong Chau në provincën Phu Tho.
Një pjesë e urës 375 metra është ende në këmbë dhe ushtria është udhëzuar të ndërtojë një urë lundruese sa më shpejt të jetë e mundur.
Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, ka vrarë të paktën 59 njerëz që kur goditi Vietnamin të shtunën, duke sjellë erëra të forta deri në 203 km/h.
Më shumë se 240 persona janë plagosur, ndërsa rreth 1.5 milionë janë ende pa energji elektrike.
@dailymail A busy bridge in northern Vietnam has collapsed in the wake of super typhoon Yagi. At least 10 vehicles fell into the river and 13 people have been reported missing, according to local media. The Deputy Prime Miniater has said, It is unclear if there were casualties resulting from the collapse of the Phong Chau bridge in Phu Tho province. Part of the 375-metre (1230 feet) bridge is still standing, and Ho said he had instructed the military to build a pontoon bridge as soon as possible. This is a developing story stay with us. 🎥 Jam Press #bridge #collapse #vietnam #typhoon #extremeweather #flooding ♬ original sound – Daily Mail